Zgjedhjet në Mal të Zi: Edhe Zaev si Rama, video-mesazh në mbështetje të Gjukanoviçit

Zgjedhjet në Mal të Zi: Edhe Zaev si Rama, video-mesazh në

I mandatuari për të formuar qeverinë e re të Shkupit, Zoran Zaev, përmes një videomesazhi ka bërë thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit qytetarët e Malit të Zi të votojnë për Milo Gjukanoviç.

“Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç, u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian.

Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar.

Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar…,”-tha Zaev në video-mesazhin e tij.

Zaev nuk është i vetmi që ka shprehur mbështetjen e tij për kryetarin e partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, pasi pak ditë më parë edhe Rama dërgoi të njëjtin mesazh duke folur edhe serbisht.

Në një intervistë më pas, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi se mesazhin mbështetës ia kishte kërkuar vetë Gjukanoviç.

Rajoni Lajme Lajmi i fundit Mali i Zi Mali i Zi

EMISIONET