Zgjedhjet në LSI/ Kryemadhi: Prova gjenerale para zgjedhjeve të 25 Prillit

Zgjedhjet në LSI/ Kryemadhi: Prova gjenerale para zgjedhjeve të 25

Gjatë një konference për mediat, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi foli mbio procesin zgjedhor brenda forces që ajo drejton.

Sipas Kryemadhit, këto zgjedhje ishin prova gjenerale për LSI për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave e quajti thelbin e këtij procesi.

Kryetarja e rikonfirmuar e LSI shtoi se, fakti që votimi u bë online shtoi edhe numrin e pjesëmarrësve.

Monika Kryemadhi: “Pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave në këtë proces nuk mund të them se ishte një nga bizhutë e këtij procesi, por ishte thelbi i këtij procesi. Pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave tregon energjinë e LSI, tregon që LSI është një parti që ecën me hap të shpejtë, rritet me hap të shpejtë dhe mbi të gjitha, ajo që më e rëndësishme për të gjithë ne, është për të kuptuar që asnjëri nga ne nuk mund të vigjitojë në LSI, por duhet të ecë me ritme të shpejta që të kapim sfidat që kanë të rinjtë dhe të rejat, fëmijët tanë.

Pika kryesore e këtij procesi, unë po them një provë gjenerale e LSI për zgjedhjet e 25 prillit”.

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë Lajmi i fundit LSI Aktualitet

EMISIONET