Murrizi paralajmëron: Do shihni gallatë, kandidatët si skiftera do ruajnë votat, Fatmir Xhafaj do lihet jashtë

Murrizi paralajmëron: Do shihni gallatë, kandidatët si skiftera

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare( PLDSH) Myslim Murrizi, ka thënë se shitblerja e votës i ka rrënjët në Parlament, duke shtuar se ai do të kërkoj numërimin e votave, kundrejt pagesës.

I ftuar në edicionin e lajmeve, të Ora News, Murrizi ka thënë se kandidatët do të qëndrojnë si skiftera për të ruajtur votat e tyre, pasi të zhvillohen zgjedhjet më 25 prill.

Pyetje: Çfarë do të ndryshojë në këtë proces zgjedhor?

Myslim Murrizi: Shitblerja e votës i ka rrënjët në Parlament. Kodi i ri zgjedhjor është më i ashpër se ai që kemi pasur në në 30 vite. Krimi  zgjedhor i përket SPAK-ut. Çdo subjekt politik ka të drejt të numërojë kutitë e votimit. Java e fundit duhet të jetë një punë 24 orëshe për të frenuar shitblerërjen votës nga çdo institucion.

Kam tre argatë pa pagesë. Vota ime shkon në disfavor me çdo parti. Do të kërkojë numërim në Tiranë, Korçë, kundrejt pagesës. Do kenë jo pak sherre kur të numërohen votat. Do shihni gallatë javën e fundit 90 vend numërimet, si do të rrinë kandidatët si skiftera për të ruajtur votat e tyre.

Jo pak individë të PS-së aspirojnë të kalojnë herësin e Damianit, për të thyer traun. Kemi edhe një padi në Gjykatën Kushtetuese që e ka bërë Myslim Murrizi dhe Astrit patozi.

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar padinë tonë. Nuk është e kaq e rehatshme të jesh numri një ose dy në listë të kujdo partia. Do ketë edhe kolegë të tjerë të rreshtuar posjhtë vijës fituese që do të ankimojnë, ky herësi I Damianit është antikushtetues.

Do jemi këtu që do të ketë jo pak padi, kur Fatmir Xhafaj të ketë 9990 vota dhe Luljeta Bozo të ketë 320 vota dhe kjo do të futet në Paralment për hatër të herësit dhe Fatmir Xhafaj të ngelet jashtë për dy vota.

EMISIONET