Zgjedhjet e 25 prillit, Tafaj: PAA drejt definimit të strukturave të partisë

Zgjedhjet e 25 prillit, Tafaj: PAA drejt definimit të strukturave të

Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Arben Tafaj ka folur për planin parapërgatitor të partisë për zgjedhjet e 25 prillit.

Tafaj ka thënë se PAA është në periudhën e organizimit para zgjedhor, teksa ka shtuar se po punohet me pikat e programit të partisë.

Tafaj: PAA nuk e ka lënë asnjëherë fushatën, sepse e njohim mirë fushatën. Në politikë duhet të punosh në të gjithë gjerësinë e kohës. Jemi drejt definimit të strukturave të partisë në çdo qark të vendit dhe në përzgjedhjen përfundimtareb të elementëve që po përgatiten të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Tashmë po futemi të trajtojmë çështje të veçanta të programit tonë elektoral dhe duke shpalosur ato që PAA ka ndërmend të bëjë gjatë 4 vjeçarit pas zgjedhjeve të 2021.

Jemi mirë në masat që kemi marrë në drejtim të përgatitjes së fushtës dhe për t’u futur në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Vendi Lajme Aktualitet 25 prill arben tafaj Partia Agrare Ambientaliste PAA

EMISIONET