Zgjedhjet e 25 Prillit/ Raporti i ODIHR: Vëmendja te identifikimi biometrik, ja sa vëzhgues do kemi

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Raporti i ODIHR: Vëmendja te identifikimi

OSBE-ODIHR publikon raportin paraprak mbi vlerësimin e nevojave për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sipas OSBE-ODIHR, për të ndjekur nga afër votimet në Shqipëri do të mbërrijnë 24 vëzhgues afatgjatë si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të ndjekin edhe procesin e numërimit.

"Bazuar në këto konsiderata, NAM ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përveç një ekipi thelbësor të ekspertëve, NAM ODIHR rekomandon dërgimin nga Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelën e rezultateve. Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR, EOM do të përfshinte një element të monitorimit të mediave”, thuhet ndër të tjera në raportin e ODIHR.

Në raport theksohet rëndësia e një mision vëzhgimi të plotë, në të gjithë vendin, për të kontrolluar zbatimin e rishikuar të ligjit, përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, si do të zbatohet në praktikë.

“Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore siguruan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent”, thekson ndër të tjera raporti.

Në dokumentin e publikuar nga ODIHR evidentohet shqetësimi i ngritur nga opozita për vëzhgimin e periudhës parazgjedhore por edhe përdorimin e burimeve shtetërore.

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Raporti i ODIHR: Vëmendja te identifikimi biometrik, ja sa vëzhgues do kemi by Ora News Lajme on Scribd

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit zgjedhjet raporti Aktualitet 25 prill osbe-odihr

EMISIONET