Zgjedhjet e 25 prillit, Besnik Jakaj: Qeveria kërkon të ulë pjesëmarrjen masive duke shantazhuar qytetarët

Zgjedhjet e 25 prillit, Besnik Jakaj: Qeveria kërkon të ulë

Kandidati për deputet në listat e LSI për qarkun Tiranë, Besnik Jakaj së fundi ka qenë i ftuar në studion e Ora News ku është shprehur se qeveria e Edi Ramës kërkon të ulë pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas zotit Jakaj, qeveria kërkon të shantazhojë dhe intimidojë qytetarët në mënyrë që të blejë votat.

Përsa i përket publikimit të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, zoti Jakaj shprehet se është turpi i radhës i Rilindjes.

Çfarë po ndodh në gjykimin tuaj, po pengohet pjesëmarrja masive në zgjedhje?

Jakaj: "Qeveria kërkon që të ulë pjesëmarrjen në zgjedhje, kërkon që të vrasë shpresën e njerëzve për ndryshim, kërkon që t'i blejë, t'i intimidojë, t'i shantazhojë, t'i mashtrojë me leje legalizimi dhe me forma të ndryshme mashtrimi. Thelbësore është pjesëmarrja qytetare në zgjedhje për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë. Sigurisht, qeveria që s'ka bërë asgjë për 8 vjet, nuk ka asnjë program dhe ka kaluar në demagogji që Rama e ka pasur të vetën në mënyrë vazhdueshme është pa program dhe pa bilanc. Qeveria del para qytetarëve dhe bën bilancin në bazë të rezultateve që ka. Kjo qeveri ka bilancin më negativ të paktën në këto 3 0vite demokraci, nuk ka mbajtur asnjë lloj premtimi, është rrënuar thelbësisht."

Lapsi.al publikoi listën e 910 mijë qytetarëve të Tiranës të cilët kishin patronazhistë. E dëmton fushatën tuaj ky fenomen i ri i patronazhistit?

Jakaj: "Unë nuk jam pesimist për fushatën. Sigurisht kjo është e shëmtuar për kontekstin e modelit që Rilindja ka futur në shoqëri, është modeli i vjetër i komunizmit. Patronazhistët e Rilindjes janë një turp i radhës, megjithatë ato janë databaze e tyre dhe nuk kanë asnjë lloj vlere, por thelbi është që qytetarët shqiptarë të bashkohen, të jenë të përgjegjshëm dhe të mos intimidohen, të mos shesin votën. Votën do ta blenë banditët e Ramës dhe bandat e Ramës me lëkët që ja kanë vjedhur qytetarëve."

Zoti Jakaj ju jeni me profesion mjek dhe do të doja të ndaleshim tek kjo fushë. Turqia na ndërtoi një spital rajonal në Fier. Çështja nuk është te infrastruktura se e ndërton kushdo, por te organizimi i punës. Ka infrastrukturë shteti shqiptar sot me këtë ikje masive që ta mbushë spitalin ashtu siç duhet ?

Jakaj: "Sistemi shëndetësor është më i rëndësishmi, është paralele me sistemin arsimor. Ne jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve në Evropë dhe duhet kohë për tu rikuperuar dy dëm i jashtëzakonshëm. Të gjithë profesionistët e fushave janë larguar. Opozita e bashkuar ka një program të qartë për krijimin e kushteve të punës dhe krijimi i menaxhimit ët sistemit shëndetësor në mënyrë profesionale. Sot në kushtet që flasim është një spital që e kemi parë duke u ndërtuar në kohë të shpejtë, por aktualisht Shqipëria nuk i ka profesionistët për ta plotësuar me personel shëndetësor."

Zoti Jakaj, 50 ose 60 % i paguajmë sigurimet shëndetësore dhe kur shkojmë në spital si te privati, si te shteti paguajmë. Çfarë do të ndodhë?

Jakaj: "Kjo është e shmangshme me një menaxhim të mirë të buxhetit të sistemit shëndetësor. Duhet rritje emergjente e buxhetit që shkon për shëndetësinë. Është ulur në mënyrë të turpshme roli i mjekut në shërbimin shëndetësor.  Ka më shumë koordinatorë në korridoret e QSUT-së që i bëjnë like kryeministrit dhe ministres sesa mjekë. Të vetmen detyrë kanë të bëjnë patronazhim dhe të bëjnë like e sharë Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës, nga mëngjesi në darkë. Gjithë sistemi shëndetësor duhet rritur në mënyrë emergjente.

Keni besim se shqiptarët do shkojnë masivisht për të ushtuar të drejtën e tyre dhe do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Jakaj: "Unë kam shumë besim tek qytetarët shqiptarë. Unë kam parë që ka absolutisht shpresë, shpresa për ndryshim është e jashtëzakonshme.

EMISIONET