Mbani "frymën"! Me 19 janar Rtv Ora dhe Antonio Notto sjellin sondazhin e parë kombëtar dhe për qarqet Tiranë e Durrës

Mbani "frymën"! Me 19 janar Rtv Ora dhe Antonio Notto sjellin

Si do të zgjidhnin sot qytetarët shqiptarë nëse do t’i drejtoheshin kutive të votimit?

Antonio Notto, një nga emrat më të rëndësishëm në Itali, specializuar ne kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh, me përvojë të suksesshme ndërkombëtare rikthehet në Shqipëri me sondazhin e parë për këtë vit mbi zgjedhjet e 25 prillit në bashkëpunim me RTV ORA.

Në mbyllje të mandatit të dytë qeverisës së maxhorancës aktuale, në kulmin e një situate pandemike, që ka diktuar një “normalitet” të ri, me nisjen e funksionimit të disa institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë së Re, me një ligj të ri zgjedhor e ndryshime Kushtetuese, në vigjilje të një prej fushatave më të ashpra elektorale, RTV Ora me president Ylli Ndroqin në bashkëpunim me Antonio Notto vijojnë traditën e konsoliduar 13 vjeçare të prezantimit të sondazheve, që masin opinionin publik para e përgjatë fushatave zgjedhore.

Për të kulmuar me zgjedhjet dhe EXIT Poll-et.

 Antonio Noto do të jetë prezent në programin Tempora Speciale, të martën e 19 janarit në prezantimin e rezultateve të para të një serie sondazhesh përgjatë javëve në vijim, të vetmet të besueshme, profesionale e të sakta që kanë shoqëruar zgjedhjet e shqiptarëve në dekadën e fundit, prirjen e tyre te votës drejt forcave politike, duke krijuar traditën më të mirë përballë skepticizmit mbi vërtetësinë e rezultateve.

Për të vërtetuar suksesin e kësaj tradite dëshmojnë sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, 2013 dhe 2017, si dhe ato lokale të vitit 2015 së bashku me exit-pollet përkatëse.

Të martën e 19 janarit, në ora 21.00 në studion e programit Tempora të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Noto-s, analistëve dhe opinionistëve të njohur, shqiptarët do të njihen me rezultatet e sondazhit të parë për këtë vit, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin.

Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin nesër cila forcë politike do t’i fitonte ato?

A kanë vendosur shqiptarët nëse do të votojnë?

Sa prej tyre janë ende në dilemë për zgjedhjen?

Radio Televizioni Ora dhe Antonio Notto, të martën e 19 janarit  në ora 21.00 ju sjellin sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit, për t’i shërbyer me objektivitet, paanshëmri dhe profesionalizëm vetëm interesit publik.

https://youtu.be/R0Y_YU50x5A

Vendi Lajme rtv ora Politikë Lajmi i fundit tempora sonila meco Aktualitet zgjedhjet e 25 prillit sondazhi ne rtv ora

EMISIONET