Zgjedhjet, gjobitet Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Zgjedhjet, gjobitet Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi diten e djeshme kërkesat ankimore nr. 9 me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 52 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Durrës” dhe nr. 10 , me objekt “Ankim kundër vendimit  të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 51 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Tiranë”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore.

U shqyrtua në seancë publike kërkesa e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 3 dhe objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ, “Për shqyrtimin administrative bazuar në denoncimin nr.24 ID, datë 21.02.2025, të regjistrit të denoncimeve, te Koalicioni Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara/KRIIK”.

Në përfundim, KAS pranoi kërkesën e KSHZ, rikualifikoi referencën ligjore për shkeljen,  dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 3 000 lekë, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, në detyrë në kohën kur është kryer shkelja.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe kërkesa nr. 4 e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve regjistruar me objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ”, në zbatim të vendimit nr. 438 “Për shqyrtimin administrativ” bazuar në denoncimin nr. 55 ID, të regjistrit të denoncimeve, të Qendrës “Qëndresa Qytetare”.

KAS pranoi kërkesën e KSHZ, rikualifikoi referencën ligjore për shkeljen dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 3 000 lekë, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, në detyrë në kohën kur është kryer shkelja.

EMISIONET