VIDEO/ Pëllumb Seferi: Energjia dhe përkushtimi i të rinjve janë një frymëzim për ne të gjithë

VIDEO/ Pëllumb Seferi: Energjia dhe përkushtimi i të rinjve

Pëllumb Seferi, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik ka postuar një video në rrjetin e tij social ditën e sotme me pamje nga shpërndarja e fletë-palosjeve që shpjegojnë programin e forcës politike që në siglën e së cilës ai kandidon.

“Faleminderit Forumit Rinor Euroatlantik për mbështetjen e palëkundur!

Edhe sot, të rinjtë e angazhuar vijuan me shpërndarjen e fletëve të votimit për numrin 4, KEA, por edhe me informimin e qytetarëve mbi programin tonë dhe vizionin që kemi për një të ardhme më të mirë.

Energjia dhe përkushtimi i tyre janë një frymëzim për ne të gjithë. Tirana Meriton më Shumë! Votoni Koalicionin Euroatlantik! Votoni Pëllumb Seferin”, thuhet në publikim.

EMISIONET