DETAJET NGA DIBRA/ Polici që qëlloi me armë është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

DETAJET NGA DIBRA/ Polici që qëlloi me armë është babai

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri.

Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.

Mësohet se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes. Forcat policore ushtruan kontroll dhe morën automjetin e Gjurës.

DETAJET NGA DIBRA/ Polici që qëlloi me armë është babai

Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.

Kujtojmë se Esat Gjura është babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.

EMISIONET