Takimi i PD në Kavajë, Lang: Ju lutem votoni dhe votoni për demokratët!
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Kavajë ku prezantoi kandidatët morën pjesë edhe figura të njohura botërore ne botën e politikës.
Ndër to ishte edhe Angelika Lang, Ombudsman nga Suedia.
Lang u shpreh se politika është shumë e rëndësishmë, sepse prek çdo cep të jetës së përditshme dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë demokratët.
Angelika Lang, Ombudsman in Stockholm:
“Të dashur shqiptar, sa shumë që jeni, përshëndetje! Unë quhem Angelika Lang nga Suedia dhe jam këtu në emër të kristian-demokratëve të Suedisë. Politika është shumë e rëndësishme, sepse prek çdo cep të jetës sonë të përditshme.
Mënyra sesi flasin udhëheqësit dhe sesi veprojnë ka shumë rëndësi, fjalët, veprimet e tyre, prekin dhe ndikojnë tek e gjithë shoqëria, prandaj është me shumë rëndësi që të zgjidhni me mençuri liderët tuaj.
Jam shumë krenare që jam këtu me demokratët e Shqipërisë dhe shpresoj që edhe ju do të bëni të njetjën gjë në datën e zgjedhjeve pas dy javësh. Ju lutem votoni dhe votoni për demokratët!”