Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”: Më shtyri detyra ndaj atdheut, Diaspora ka dhënë shumë

Në “Drejt” nga Luan Rama, kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” Eduart Kaca tha se detyra si atdhetar e ka bërë që të kandidojë në këto zgjedhje për 11 majin.

Kaca: Detyra karshi atdheut, sepse ne si emigrantë jetojmë jashtë më trup, por me zemër në Shqipëri. Deri më tani diaspora nuk është përfshirë në politikë në shqipëri. Diaspora vetëm ka dhënë ndaj shtetit amë dhe nuk ka marrë asgjë. Diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën shqiptare.

Shqipëria po të krahasohet me Gjermaninë është si nata me ditën. Fushata ata është shumë e qetë dhe vota nuk diskutohet që nuk vidhet apo lexohet. Është një qasje tjetër se si bëhet fushata atje. Jam disi i zhgënjyer nga fushata këtu.

EMISIONET