Anëtari i parlamentit britanik në mitingun përmbyllës të PD: Fitorja është pranë, mbështeteni PD-në për një të ardhme të madhe

Anëtari i parlamentit britanik në mitingun përmbyllës

Deputeti britanik nga Dhoma e Lordëve, Stewart Jackson u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 maj, të votojnë për PD, si e vetmja mundësi që mund ta çojë Shqipërinë drejt një rruge të re dhe të lavdishme.

Anëtari i parlamentit britanik, Lord Stewart Jackson: Ju dërgoj përshëndetje nga dhoma e lordëve në Britaninë e madhe! Është kënaqësi që ndodhem këtu.

Po shikoja të gjithë këta të rinj dhe po shikoj sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre.

Një gjeneratë më parë, brezi i ri i këtij vendi të mrekullueshëm e hodhi tiraninë, komunizmin në emër të lirisë dhe demokracisë.

E ardhmja e Shqipërisë është një ardhme e begatë e cila na pret dhe në jemi në krye të rrugës.

Ne mund të ndjekim rrugën e korrupsionit, makutërisë, ose mund të ndjekim një rrugë të re, e cila është drejt lirisë, demokracisë, punës, biznesit, prosperitetit, begatisë, rrugën e Shqipërisë drejt BE, drejt botës, një rrugë vizionare që do hap më tepër mundësi.

Fitorja është pranë, dilni, merrni familjet, miqtë për të shkruar drejt kësaj të ardhmeje për familjen tuaj, fëmijët, për të ardhmen dhe thojini të mbështesin PD për një të ardhme të madhe.

 

EMISIONET