Nënkryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane, Andrey Kovatchev, mbështet qëndrimin e komisionerit për Zgjerim në BE, i cili apeloi Kuvendin e Shqipërisë të presë opinionin e Komisionit të Venecias për votimin e dekretit të Presidentit për Kodin Zgjedhor.
Në një postim në twitter, ai i bën thirrje kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë ta respektojnë atë.
Kovatchev: Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias në çdo rast, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë.
I support Commissioner @OliverVarhelyi‘s stance! The Electoral code should be in line with the opinion of the @VeniceComm in any case, as it would be in favour of the democracy in #Albania. I call on PM Rama and the Albanian Parliament to respect this. https://t.co/jC6UE2u7SZ
— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) October 26, 2020