Zëri i ORA nuk duhet të heshtë

Zëri i ORA nuk duhet të heshtë

Dje ORA NEWS dha disa mesazhe të para dy vjetëve, dërguar pronarit te TV Ora, në lidhje me e gazetaren Beti Njuman për qëndrimet e saj editoriale/investigative të aferave korruptive te Bashkisë së Tiranës.

Gjuha që përdorte kryebashkiaku Erion Veliaj, karshi gazetares, gruas, nënës Beti Njuman, ishte e njëjte me gjuhën rrugacërore dhe denigruese që përdori para disa ditësh i paburri tjetër, ish spiuni Sigurimit te Shtetit, gazetari patllake i paguesit më te parë, Frrok Çup-i, (Llulla) ndaj gazetares tjetër të ORA TV Sonila Meço.

Nuk më shqetson fare sjellja e Erionit me Llullën, pasi po të silleshin ndryshe do të habitesha. Ajo që më shqetson është mosreagimi i opozitës, jo vetëm karshi këtyre dy gazetareve por edhe ORA TV për çka po ndodh, me ORA TV dhe si rrjedhim dhe me dy gazetaret, por edhe me ata femra që dalin nëpër OPINIONE si mbrojtëse te flakta në mbrojtje të drejtave te grave si Iris Luarasi, Anila Basha e.t.j

Për grate e PARTISE në shërbim të Partisë (Rilindjes) të nxjerrin sytë!!! Ndërsa gazetaret e ORA që janë në punën e detyrën e gazetares për të denoncuar zullumet e pushtetit dhe kjo është detyra gazetarisë si pushtetit i katërt, Irisi, Alma e CO i mbyllin sy e veshë sepse nuk duan të prishin privilegjet dhe rrogat ekstra që marrin nga bashkite dhe bordet shtetërore.

Po kështu ato dhjetra shoqata grashë që duhet të ishin në krye te protestës për gjuhën denigruese karshi dy gazetareve nga këta dy të pa-burrë.

Turpi nuk qëndron tek këta dy të pa burrë, por tek indiferenca dhe mosreagimi opinionit për interesa dhe përfitime personale.

Ky është zhgënjimi i Betit dhe Sonilës dhe të gjithë atyre që e shikojnë gazetarinë si mision dhe jo si tellal pusht-teti.

Henry Anatole Grunwald ish editor i TIME Magazine na ka mësuar: - Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë. Kjo është virtyti më i madh dhe faji i saj më i madh. Duhet të flasë, dhe të flasë menjëherë, ndërsa jehonat e çudisë, pretendimet e triumfit dhe shenjat e tmerrit janë akoma në ajër.

Lajme Opinione rtv ora Ora News ilir demalia opinion

EMISIONET