I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Gentian Zenelaj u shpreh senjë ndër ditët më të trishta ishte ajo e shembjes së Teatrit.

Zenelaj: Rrallëherë mbaj mend ditë më të trishta se sa shembja e Teatrit. Unë isha në jug dhe kur u zgjova pash një foto nga Genc Sejko dhe mendova se ishte një meme. Nuk e perceptoja dot se Teatri do të shembej në atë formë.

Ishte dhuna, ora dhe pabesia se si u bë. Ajo është një ditë shumë e trishtë. Njerëzit që qëndruar 2 vite tek Teatri nuk u shitën. Ndërsa ata që kanë firmosur për prishjen e atij Teatri, paçin sadopak empati, ata do të ndjejnë turp në trupin e tyre.

Një ndërtesë e tillë me aq vlera dhe kujtime, nuk duhet të kishte atë lloj fundi. Unë s’kam punuar kurrë në Teatrin Kombëtar. Jam i bindur se të gjithë ata që thanë të prishet do të jenë 5 vite pa punë. Ai nuk do të bëhet aty. Aty nuk do të jetë një Teatër Kombëtar dinjitoz, por një pjesë e një qendre tregtare.