"Zemra më është copëtuar", Ava Max humb njeriun e saj të shtrenjtë

"Zemra më është copëtuar",  Ava Max humb njeriun e

Ditën e sotme Ava Max ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në "Instagram".

Gjyshi i saj, Dionis Koçi është ndarë nga jeta duke shkaktuar një pikëllim të madh te Ava dhe familjarët e saj.

Artistja ka publikuar në Instagram disa foto të vjetra të gjyshit, të cilat janë shkrepur në Shqipëri. Ava tregon se Koçi ishte me profesion aktor dhe se prej tij ka trashëguar edhe dashurinë për skenën.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”-  shkruan  Ava krah fotove të gjyshit të saj.

https://www.instagram.com/p/CFa60XBl6v0/?utm_source=ig_web_copy_link

Showbiz Lajme Thashetheme Instagram gjyshi ava max humb ejten

EMISIONET