Numri dy i Operacionit “Forca e Ligjit” Artan Shkëmbi, është pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Vendimi eshte marre pas informacioneve nga partnerët ndërkombëtarë se Shkëmbi ka nxjerrë sekrete hetimore në këmbim të parave nga subjektet që do të hetoheshin.

Sipas burimeve, SPAK ka nisur një hetim ndaj tij prej pak kohësh, ndërsa Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është njohur me kërkesën e SPAK ka kërkuar nga numri një i Policisë së Shtetit, pezullimin e Shkëmbit.

Lidhur me këtë situatë paradoksale nuk mund të mungonte as komenti epik i gazetarit Ylli Dylgjeri.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën krahasimin mes zëdhënëses së OFL, e njohur për syzet e saj dhe Shkëmbit që sipas tij “SPAK i hoqi dhe brekët”.

“Paradoksi: O kasolle ku na mblodhe!

Zëdhënëses së OFL-së i mbulojnë sytë, ndërkohë Shefit të saj Shkëmbi i heq dhe brekët SPAK..“, shkran Dylgjeri.