Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentian Mullai fiton betejën me Koronavirusin.

Lajmin e bën të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe rezultatin e testit të fundit.

Por teksa tregon përjetimin e javëve në karantinë dhe vështirësitë e virusit, Mullai tregon edhe se, zëdhënësi i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, Ardi Bita rezulton i infektuar me Covid-19, përcjell Ora News.

Ardi Bita

Një falëndeërim për 12 zëdhëneset e DVP në qarqe dhe stafit të zyrës time që edhe pse s’i ndoqa e udhëhoqa dot si duhet e bënë punën në mënyrë të mrekullueshme, s’ka asnjë të pazvendësueshëm, vetëm shëndeti nuk zëvendësohet, ju faleminderit kolegë e kolege.

Mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë”, shkruan ndër të tjera Mullai në postimin e tij.

/OraNews