Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të madh ‘super Tokë’ pranë një  prej yjeve më të vjetër në galaktikë.

Planeti i quajtur TOI-561b është rreth 50% më i madh se Toka dhe kërkon më pak së gjysmë ditë për të orbituar yllin e tij.

Kjo vjen për shkak të afërsisë së planetit  me yllin e tij, i cili rezulton të ketë një temperaturë 1700 gradë C në sipërfaqe.

Për shkak të temperaturë shumë të lartë është e pamundur që planeti të jetë i populluar nga alienët, por ekzistenca e tij sugjeron që universi ka formuar planetë shkëmborë pothuajse që nga fillimi i tij 14 miliardë vjet më parë.

Një analizë fillestare tregon se planeti ka afërsisht trefishin e masës së Tokës, por dendësia e tij është e njëjtë më planetin tonë.

Profesori Stephen Kane, një  astrofizikan në Universitetin e Kalifornisë tha :“Kjo është për t’u habitur, sepse ne prisnim që dendësia të ishte më e lartë.”

“Kjo është në përputhje me nocionin se planeti është jashtëzakonisht i vjetër.”

Lauren Weiss, nje bashkëpunëtore ne Universitetin e Hawaii tha:” Toi-651b është një nga planetët më të vjetër shkëmbore të zbuluar deri tani.”

“Ekzistenca e tij tregon që universi ka formuar planetë shkëmbore pothuajse që nga fillimi i tij 14 miliard vjet më parë.”

Shkencëtarët besojnë se planeti është shumë i nxehtë për të pritur jetë megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë qenë i populluar më parë.