Cila është origjina e gurëve gjigandë të monumentit të famshëm Stonehenge? Misterin e kanë zgjidhur arkeologët në Britani me ndihmën e një kampioni thelbësor që ishte mbajtur në Shtetet e Bashkuara.

Me ndihmën e një kampioni thelbësor që ishte mbajtur në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e Stonehenge, duke përcaktuar vendin e origjinës së shumë prej megalitëve që përbëjnë monumentin e famshëm në Wiltshire, Angli.

Gjetjet gjeokimike tregojnë se 50 nga 52 gjenomet e bllokut të verdhë, të njohur si sarsen, burojnë 25 kilometra larg vendndodhjes West Woods në afërsi të zonës Ëiltshire. Sarsenët ishin ngritur në Stonehenge rreth vitit 2500 Para Erës së Re. Më i madhi prej tyre është i lartë 9.1 metra, dhe më i rëndi peshon 30 tonë.

“Është me të vërtetë emocionuese, pasi kemi gjetur përgjigjen e një pyetje që ka munduar arkeologët për më shumë se 400 vite, se nga vijnë gurët e mëdhenj këtu,” thotë historiania Susan Greaney.

Drejtuesi i studimit, gjeomorfologu David Nash, shpjegon se “sarsenët formojnë një rreth të brendshëm kulti dhe një strukturë qendrore megalitike (dy gurë vertikalë që mbështesin një gur horizontale) në Stonehenge. Duke pasur parasysh madhësinë e shkëmbinjve, ata ishin tërhequr ose transportuar me rrota në Stonehenge. Ne nuk e dimë rrugën e saktë, por tani së paku kemi një pikë fillestare dhe mbarimi”.

Informacioni kryesor u zbulua nga një mostër e sarsenit, e izoluar gjatë punës së konservimit në fund të viteve ’50.