Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit. Mjeti transportues me katër rrota u gjet pranë një stalle ku tre vjet më parë u zbuluan edhe tre kuaj, në një vilë antike në Civita Giuliana.

Ekspertët besojnë se karroca është përdorur në festa dhe parada, ndërsa gjetja vlerësohet “e jashtëzakonshme” dhe “në një gjendje të shkëlqyer ruajtje”.

Një deklaratë nga Parku arkologjik karroca ceremoniale përshkruhet me “përbërës hekuri, dekorime të bukura bronzi dhe kallaji” si dhe litarë dhe dekorime me lule të zbuluara “pothuajse të paprekura”.

Arkeologët iu deshen disa javë punë për zbuluar në mënyrë të sigurt karrocën, që u identifikua gjatë një gërmimi në 7 janar. Ata thanë që brishtësia e materialeve të përfshira e bëri përpjekjen e tyre veçanërisht komplekse.

Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik nga Mali Vezuv në vitin 79 pas lindjes së Krishtit vazhdon të mbetet një thesar arkeologjik.

Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, përfshirë njerëzit dhe ndërtesat. Në Romën e lashtë, Pompei ishte një qytet i madh turistik.