Bebe Rexha, konfirmoi të enjten se ajo është në një romancë të re me kinematografin Keyan Safyari ndërsa të dy u fotografuan duke u puthur.

Interpretuesja e hiteve befasoi të dashurin e saj me një udhëtim në një veturë ‘Ferrari’ për të festuar ditëlindjen e tij, shkruan DailyMail.

Bebe Rexha shihej e veshur me një kostum të zi me lëkurë gjarpëri dhe material rrjete, ndërsa qëndronte në majë të gishtërinjve për të puthur të dashurin e saj të gjatë dhe mjaft të pashëm.

Në foto: Bebe Rexha me të dashurin

Nga ana tjetër, Keyan, i cili është një kinematograf televiziv dhe komercial, u pa i veshur mjaft me stil në ditën e veçantë të tij.

Ai kishte veshur një palë xhinse të zeza me një këmishë po të zezë, kombinuar me një palë çizme të zeza dhe syze dielli.

Në foto: Kinematografi Keyan Safyari

Bebe Rexha u sigurua që të qëndronte e mbrojtur me një maskë të zezë për fytyrën.

Në foto: Beba Rexha

Artistja me prejardhje shqiptare publikoi një fotografi me të dashurin në InstaStory për t’i uruar ditëlindjen, por ja mbuloi fytyrën me një emoji.

Duke pozuar në ‘Ferrari’ pas udhëtimit të tyre të lumtur, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Gëzuar ditëlindjen beb”, ndërsa u përkul për t’i dhënë atij një puthje.

Duke mbrojtur privatësinë e tij, Rexha vendosi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji blu në formë të zemrës ndërsa ai e mbante afër.

Në foto: Postimi i Bebe Rexh-ës në InstaStory

Çifti i përfolur u pa për herë të parë së bashku në mars gjatë një feste në Delilah para se fotografitë e tyre të shfaqeshin në korrik.

Rexha ka pohuar publikisht se lidhja e saj e fundit përfundoi në vitin 2015 dhe prej atëherë e deri më tash nuk kishte pasur lidhje, për shkak se atë kohë zemra e saj ishte thyer keq.