Zbulohet fotoja, ja kush është Sokol Xhura, njeriu që kishte murosur depon me armë në biznesin e tij

Sokol Xhura, për momentin është biznesmeni më i kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi rezulton si drejtuesi i grupit kriminal që kryente trafikimin dhe shitjen e llojeve të ndryshme të armëve.

 Përpos kësaj, Sokol Xhura del në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Enver Jamaku, si njeriu që ka urdhëruar vendosjen e tritolit në makinën e një avokati në Tiranë. “

Ora News zbulon foton e Sokol Xhurës i cili prej datës 4 mars 2021 është larguar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mos u kapur ende dhe sot.

Xhura, rezulton të jetë pronari i “kompleksit Xhura” në Porcelan, kompleks në të cilin u gjendën të murosura dhjetëra armë luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municione të shumta.

Xhura kishte krijuar një magazinë, e ngjashme si në skenat e filmit hollivudian “Lord of Ëar”, duke magazinuar në mënyrë të përkryer një arsenal të tërë armatimi.

Për Prokurorinë e Posaçme SPAK, Sokol Xhura konsiderohet si personi kryesor që drejtonte grupin dhe që zotëronte pjesën më të madhe të armatimit të sekuestruar nga policia dhe prokuroria.

Bashkëpuntori i prokurorisë Enver Jamaku, ka përmendur emrin e një mjeku kardiokirurg të spitalit Hygea, si të implikuar në tregtinë e armëve.

Edhe pse i penduari i kësaj çështje ka përmendur kardiokirurgun Dervish Hasi dhe djalin e tij, duke pranuar se u ka dorëzuar armë e municione disa herë, të dy ata i kanë shpëtuar arrestimit.

 Më 23 janar 2019 në rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë, automjeti i mjekut Dervish Hasi, është shkatërruar me lëndë eksplozive.

Ora News mëson se për zbulimin e arsenalit të madh të armëve, prokuroria e Posaçme SPAK, ka ushtruar kontroll në plot 33 banesa, garazhe dhe biznese, ku në tre vende janë siguruar armët e ndryshme të zjarrit dhe municionet.

Mes banesave të kontrolluara është ajo e Admir Koçukut ose siç njihet ndryshe në Tiranë me nofkën “Ad Bomi”.

Kontroll është realizuar dhe në shtëpinë e kardiokirurgut të spitalit “Hygea”, Dervish Hasi dhe djalit të tij Enes Hasi.

Verifikimit të policisë nuk i ka shpëtuar as vila tre katëshe e Mentor Dodës në fshatin Lundër, ose siç njihet ndryshe si “Tori i Rremës”.

Gjithashtu kontroll të imtësishëm policia ka ushtruar dhe në banesën e dy nipave të Nehat Kullës në zonën e Tufinës, ku rezultoi se në banesën e marë me qëra nga Akil Kulla, u gjend dhe sekuestrua një sasi shumë e madhe armatimi e municioni.

Emrat e të gjithë këtyre personave përfshirë dhe kardiokirurgun Dervish Hasi, janë përmendur në dëshminë e Enver Jamakut, personit që u arrestua nga policia e Tiranës, për vendosjen e tritolit në makinën e Altinës Menës në Kamëz.

Për këtë ngjarje policia ndaloi dhe dy bashkëpuntorët e Jamakut, Ermond Jamakun dhe Gjergj Cukalin.

Ndërsa pas rrëfimit të tij, u zbuluan pjesëmarja e personave të tjerë në vendosjen e tritolit në automjetin e Artion Bylykut, kunatit të Domart Konjarit, dhe avokatit Paulin Papleka.

Hetimet për këtë grup kriminal vijojnë nga SPAK, ndërsa dy persona si Sokol Xhura dhe Akil Kulla, janë shpallur në kërkim nga gjykata.

Lexo edhe-Google Maps zbuloi depon e armëve, lokalizimi u bë bazuar në dëshminë e Enver Jamakut

Sokol Xhura

Vendi Lajme Kronike sokol xhura arsenali i armeve

EMISIONET