Dhoma torture dhe qeli të improvizuara në kontenierë, zbuloi policia holandeze në një magazinë pranë kufirit me Belgjikën. Policia dyshon se këtu trafikantët e dogave mbanin dhe torturonin pengjet. Gjatë operacionit u sekuestrua gjithashtu 24 kilogramë drogë sintetike, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë.

Policia holandeze zbuloi një dhomë torturash e përdorur nga kriminelët për të marrë në pyetje individë të ndryshëm dhe e ndërtuar brenda një kontenieri.

Nga pamjet e para të publikuara nga autoritetet, aty duket një dentisti, ndërsa në mure ishin vendosur material izolues për zhurmat për të penguar dëgjimin e ulërimave.

Deri tani gjashtë vetë janë ndaluar me dyshimin e rrëmbimit të personit dhe pengmarrjes. Më 22 qershor, policia zbuloi shtatë kontenierë në një magazinë pranë kufirit me Belgjikën.

Në një video të publikuar nga policia më 7 qershor, duket policia teksa hyn në magazinën me shtatë kontenierët, gjashtë prej të cilëve pas hetimeve të para u mësua se përdoreshin si qeli.

“Të dyshuarit i quanin kontenierët ‘dhoma e trajtimit’, dhe është e qartë se ato janë përgatitur për të torturuar njerëz,” – thuhet në një deklaratë.

Në tavan dhe në dysheme duken gjithashtu edhe pranga ndërsa të gjitha qelitë ishin të vëzhguara nëpërmjet një rrjeti kamerash.

Magazina ku ndodheshin këto qeli të improvizuara u zbulua gjatë hetimeve për një 40-vjeçar nga Haga i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe komplot për vrasje.

Policia ishte në gjendje të gjurmonte disa mesazhe të kodifikuara të aplikacionit EncroChat, dhe kjo u mundësoi autoriteteve për të ndjekur në kohë reale kriminelët.

Policia gjithashtu sekuestroi 24 kilogramë drugë sintetike MDMA, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë. Leftion Peristeri