Personi që njihej brenda klanit mafioz “Ndragheta” me nofkën “Princi”, rezulton të ketë hapur biznes në Shqipëri qysh prej vitit 2017.

Duke ju referuar ekstraktit të QKR-së në Shqipëri, rezulton se Antonio Gallo ose (Princi), ishte aksioner në kompaninë “Gallo Albania”.

Biznesi është hapur në 5 maj 2017 dhe se Gallo është aksioner me 50 për qind, të kapitalit të kësaj kompanie konfeksioni, ndërsa gjysmën tjetër e zotëron ortaku i italianit, shqiptari Henrik Baçi.

Ora News mëson se fillimisht italiani ka qënë aksioner i vetëm së bashku me shtetasin Italian, Saverio Brutto, ku emri fillestar i biznesit në Shqipëri, ishte “GALLO Antifortunictica & Abbigliamento da lavoro”.

Por në Maj 2018, dy biznesmenët italianë Gallo dhe Brutto, kryejnë një lëvizje të çuditshme, duke firmosur një kontratë noteriale për dhurimin e 50 për qind të aksioneve një shqiptari me emrin, Henrik Baçi.

 Dhurimi i kapitalit të kësaj kompanie është kryer pa asnjë kusht dhe kundërshpërblim, dhe se që prej vitit 2018, ku kompania me zyra qëndrore në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, vijon të jetë aktive.

LEXO EDHE

Ekskluzive/ Mafia italiane në Tiranë?! Ora News zbardh përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi