Një ngarkesë kokaine është zbulura nga departamenti i anti-kontrabandës të Doganave greke në një kontenier me banana në portin e Pireut.
Sistemi me
rreze X zbuloi se në kontenier kishte pako të dyshimta dhe më pas iu nënshtrua
një kontrolli të imtësishëm edhe me qenin Axel.
Gjatë
kontrollit janë gjetur 60 pako me kokainë me një peshë totale prej 70.5 kg të fshehura
me kujdes në pajisjet e sistemit të
ftohjes së kontejnerit.
Ngarkesa e cila vinte nga Amerika e Jugut kishte destinacion një nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Nuk dihet nëse kokaina kishte destinacion Durresin apo porti do te ishte vetëm tranzit drejt vendeve të Ballkanit.