Zbriti!...7 minuta në mars, momente ankthi dhe gëzimi për ekipin e NASA-s

Zbriti!...7 minuta në mars, momente ankthi dhe gëzimi për ekipin

Sonda “Perseverance” ka zbarkuar me sukses në një krater të planetit Mars, të emëruar sipas qytetit të Bosnjës, Jezero.

Lajmi u konfirmua nga Agjencia amerikane e Hapësirës NASA dhe kjo është vizita e tretë në planetin e kuq në pak më shumë se një javë.

Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, zbarkoi në Mars pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

Ajo kapërceu me sukses një fazë të rrezikshme uljeje të njohur si "shtatë minuta terror"!

Administratori i NASA-s Thomas Zurburchen ndërsa postonte në Twitter imazhin e parë bardh e zi të zbarkimit në hemisferën veriore të Marsit nuk e fshehu entuziazmin për suksesin e radhës.

Në videon e postuar në Twitter shihet se si i gjithë ekipi brohoret kur sonda ulet me sukses në planetin Mars.

Ata duartrokasin për fitoren e tyre dhe takojnë duart me njëri-tjetrin kur mbërrin lajmi se: Zbriti !

NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të vërtetojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në këtë planet.

Sonda peshon një ton, është e pajisur me një krah robotik të gjatë dy metra, ka 19 kamera, dy mikrofona dhe një komplet instrumentesh më të fundit për të ndihmuar në qëllimet e tij shkencore.

Kraterit të gjerë prej 49 kilometrash, iu dha emri Jezero pasi mendohet se dikur ka qenë i përmbytur me ujë, nga Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar.

Në disa gjuhë sllave Jezero do të thotë liqen.

“Perseverance” është anija e nëntë kozmike që zbarkon me sukses në Mars - të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE: A ka jetë? Sonda e NASA-s ulet në planetin Mars

Teknologji Lajme Nasa Mars

EMISIONET