Zaptim hapësirash publike dhe aktivitete pa leje, procedohen 4 persona në Pogradec

Zaptim hapësirash publike dhe aktivitete pa leje, procedohen 4 persona

Aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike është shtrirë edhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh. Mungesa e rojeve të sigurisë në plazhe ishte një tjetër problematikë e evidentuar.

Zaptimi i hapësirës publike mbetet një fenomen i pranishëm edhe në vijën bregliqenore të Pogradecit.

4 pronarë subjektesh u proceduan penalisht pasi kishin vendosur vendosur shezlongë pa leje.

''Aksioni që ne ndërmorëm ishte për objekte që janë të paliçensuara nga e-Albania. Jemi të vendosur që t'i shkojmë deri në fund për lirimin e hapësirave publike.''

Kontrollet në terren nga institucionet vendore dhe policia kanë nxjerr në pah edhe neglizhimin e masave për sigurinë e pushuesve.

Disa subjekte, edhe pse me leje për aktivitetet, nuk kishin vrojtues

''Kontrolluam rreth 10 subjekte, i këshilluam për lidhjen e kontratave të tyre me rojet bregdetare, pasi ka rëndësi jeta e qytetarëve.''

Respektimi i protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së koronavirusit është një tjetër synim i kontrolleve.

Vendi Lajme Kronike pogradec zaptim hapesirash publike aktivitet pa leje

EMISIONET