Periferia e Tiranës e braktisur, Tabaku: Lekët nuk shkojnë tek qytetarët, por tek oligarkët

Periferia e Tiranës e braktisur, Tabaku: Lekët nuk shkojnë tek

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vizituar ditën e sotme banorët e Zall Herrit në Tiranë, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre.

Banorët janë shprehur se në zonën e tyre kalojnë tre tubacione, por ata nuk kanë ujë të pijshëm, ndërkohë që ndihen të lënë pas dore.

Është pa vënë dorë nga 2013-a e deri më sot. Këtu kalojnë tre tubacione që furnizojnë Tiranën me ujë të pijshëm dhe Zallheri nuk ka ujë të pijshëm. Është një zonë krejt e harruar dhe e lënë pas dore.”- thotë i revoltuar një banor.

Tabaku ka thënë se është fatkeqësi që mos të ketë subvencione për bujqësinë në këtë zonë, teksa shton se 25 prilli është një mundësi e mirë për këta banorë.

“Këtu ku duhej të ishte një nga zonat më të mëdha në Tiranë, këtu kalojnë vetëm makinat e gurores. Këtu vetëm i shfrytëzojnë pasuritë natyrore, socialistët, pa pasur asnjë model zhvillimi. Është fatkeqësi që të jetë një zonë me kaq prodhime bujqësore, të mos ketë një subvencion për bujqësinë. Fshatarët nuk nxjerrin në treg produktet e tyre, sot janë duke mbijetuar me çfarë vjen nga emigracioni, ndërkohë që kjo duhej të ishte një nga zonat që duhej të kishte prioritet zhvillimin për qytetin e Tiranës.

Nuk ka se si të zhvillohen qytetarët kur lekët dhe investimet nuk shkojnë tek qytetari, por për dreka dhe për darka në Dubai. Është modeli i tyre i fasadës që tregojnë dy projekte me ngjyra ndërkohë që shqiptarët këtu janë duke vdekur për bukën e gojës. Unë besoj se me 25 Prill është një mundësi që për banorët e kësaj zone për të treguar që të gjithë shqiptarët janë njësoj, të gjithë duan investime, të gjithë duan arsim nuk dua vetëm fëmijët e politikanëve dhe qeveritarëve arsim ”, tha Tabaku.

Vendi Lajme PD jorida tabaku Aktualitet zall herr

EMISIONET