Rreth 400 familje në Zall Bastar janë lënë të harruar nga qeverisja vendore. E vetmja rrugë kalimi për to është lumi që në kohë me shi i detyron banorët të izolohen. Ura është një tjetër problem që është tejet e amortizuar që duket se mund të shëmbet nga momenti në moment.

Në këtë urë kalojnë rreth 400 familje të njësisë Zall Bastar.

Ura është shkatërruar ndërsa këmbët e saj pothuajse janë drejt shembjes sa herë që kalon dikush mbi të.

Në kohë me shi banorët detyrohet të qëndrojnë në shtëpi pasi lumi i vrullshëm rrezikon ta shembë të gjithën urën.

Situata është shqetësuese për fëmijët, të cilët detyrohen të kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë.

“Nuk kalohet as ura dhe as lumi, janë të dy të pakalueshëm.Ura është e prishur dhe mund të bien fëmijët poshtë. Kanë thënë shumë herë që do ta bëjnë, por nuk e  bëjnë”.

Sipas banorëve të zonës ura është shumë e rrezikshme, ndërsa thonë se premtimet që ju kanë dhënë nuk i kanë mbajtur.

“Me këtë urë lidhen të gjithë fshatrat. Është shumë e rrezikshme, kanë rënë fëmijët në ujë. Makinat kalojnë në ujë, sa makina janë mbytur. Shumë premtime janë bërë por asgjë.”

Me ndarjen e re territoriale kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, premtoi se fshatrat dhe periferia nuk do të dallojnë nga kryeqyteti.

Por realiteti tregon një tjetër premtim të pambajtur të Kryebashkiakut.