Për aktivistin e e Vetëvendosjes Arbër Zaimi, një marrëveshje përfundimtare me Serbinë mund të bëhet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zaimi beson se Vetëvendosja mund të prodhojë një dialog dhe një marrëveshje me mbështetje të gjerë te qytetarët.

Zaimi: Nuk ka mundësi që të ketë një marrëveshje përfundimtare me Skënder Hysenin dhe Avdullah Hotin. E vetmja mundësi, me këtë diskutim elektoral në Kosovë, për të bërë një marrëveshje legjitime dhe funksionale, është përmes lëvizjes Vetëvendosje. Shkurt, vetëm lëvizja Vetëvendosje do të prodhonte një dialog dhe një marrëveshje që do të kishte legjitimitet popullor. Këtë e bazon në faktin se ka mbështetje të gjerë qytetarët. Këto marrëveshje nuk mund të bëhen nga parti që nuk i kanë fituar zgjedhjet. LDK-ja edhe në sondazhe del si forcë e tretë me njerëz të paka të votuar.

Ai u shpreh se nuk mund të shkohet në bisedime me modelim, pas duhet nisur nga pozita maksimaliste.


Dihet nga përvoja historike se marrëveshjet midis dy pozita kundërshtare sikurse është Kosova dhe Serbia, nuk mund të bëhen nga forca që tashmë janë të moderuara. Marrëveshja vetë kërkon një farë moderimi, kur ti shkon dhe bën një stërmoderim. Pra, duhet të nisesh nga pozita maksimaliste që të arrish në një modelim të pranueshëm. LDK-ja nuk e ka kërkesën maksimaliste të politikës. Kjo parti vjen nga 30 vite modelim kundër Serbisë.

Në momentin që mbështetja popullore rreshtohet pranë një partie, atëherë formohet një front. Në momentin që frontet formohen si një lloj hileja, kur i merret fronti atij që ka fituar shumicën e votave të popullit, nuk mund të funksionojë sepse është një vjedhje demokratike. këto taktika nuk funksionojnë se janë të lexueshme dhe të kuptueshme.