Yuri Kim takohet me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla

Yuri Kim takohet me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla.

Në takim ishte e pranishme edhe Këshilltarja Ligjore Rezidente e OPDAT në Shqipëri, Michelle Lakomy.

Shtylla e njohu ambasadoren Kim me sfidat e procesit të rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij, si dhe e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues.

Po ashtu, Shtylla informoi në lidhje me përgatitjet e Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë, që kjo gjykatë pritet të ketë me fillimin e funksionimit të plotë të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vendimmarrjet përkatëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Shtylla e konsideroi të domosdoshme për ecurinë e procesit të Vetting-ut, vazhdimin e mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vëmendjen e posaçme të tyre për suksesin e procesit të rivlerësimit.

Vendi Lajme yuri kim Aktualitet kolegji i posacem i apelimit albana shtylla

EMISIONET