Yuri Kim takim të papritur me Bashën: Theksova pritshmëritë e SHBA për lista të pastra

Yuri Kim takim të papritur me Bashën: Theksova pritshmëritë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim sot me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ka qenë vetë ambasadorja e SHBA që ka njoftuar për këtë takim, duke e cilësuar të shkëlqyer.

Ajo thotë se është informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve, teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. 

 “Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan Ambasadorja amerikane.

Edhe kreu i PD-së Basha nga ana tjetër në një postim në twitter, shkruan se ishte një kënaqësi e madhe që u takua sot me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

"Unë ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje amerikane dhe një bashkëpunim të fortë, për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit".

Vendi Lajme lulzim basha yuri kim Lajmi i fundit Aktualitet programi i PD

EMISIONET