Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, udhëtoi sot në kryeqendrën e veriut, ku u prit nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në zyrën e kësaj të fundit, mirëseardhjen ja uroi një vogëlushe me një trëndafil të kuq.

Më pas kryebashkiakja vlerësoi mbështjen e Ambasadës për bashkinë e Shkodrës, por edhe mbështetjen amerikane në terësi në të gjitha fazat kyçe të zhvillimit të vendit tonë.

Edhe Yuri Kim tha se është shumë e entuziazmuar që ndodhet në Shkodër dhe përgjatë dy ditëve të qëndrimit të saj atje do të ketë mundësi të vizitojë qendrat kryesore të qytetit.

“Sa më shumë të mësoj për Shkodrën, ajo që kam mësuar është fryma juaj e pavarësisë, e lirisë dhe mopranimit të asnjë lloj diktature. Por gjithashtu edhe këmbëngulja juaj, qëndrueshmëria juaj. Sa herë studioj historinë e kalasë së Rozafës dhe sakrificës që u desh për të më bën të mendoj se Shkodra është pikërisht vendi im, një vend që më pështatet mua”.

Dhe siç e do zakoni, diplomatja amerikane nuk kishte shkuar duarbosh. Ajo i dhuroi Ademit një maskë të personalizuar me flamurin amerikan.

Yuri Kim pritet me lule
Kim gjatë bashkëbisedimit me Ademin në Bashkinë e Shkodrës