Ju siguroj se askush nuk mund të vërë dorë mbi historinë 14 vjeçare, mbi të thënat e të pathënat e më shumë se një dekade. Jo vetëm, por askush nuk mund të ndalojë suprizat, që do të vijnë…edhe pak, durim! Shkruan Presidenti i “Yldon Media Group” në një mesazh postuar sot në rrjetet sociale, pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha se është urdhëruar sekuestrimi i arkivës dhe i serverit të televizionit Ora News  

Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi e nis mesazhin duke falenderuar doktor Berishën për publikimin e denoncimit.

Muaji gusht duhej t’i dedikohej pushimeve dhe çlodhjes pranë familjes dhe të afërmve, por tashmë e dini, se ata, që “kujdesen” për prapaskenat ndaj Ora News nuk ndalojnë. E për hedhjen dritë mbi disa prej tyre, falënderoj Doktor Berishën për publikimin e nismës më të re që po përgatitet nga Ministria e Brendshme për sekuestrimin e arkivës së televizionit tonë

Drejtesia te qendroje larg politikes

Më tej Ndroqi ka një mesazh për drejtësinë. Duke e inkurajuar të bëjë hetim të plotë dhe të thellë i kërkon gjithashtu që politikën ta mbajë larg hetimit për këtë televizion

Ylli Ndroqi: Ashtu siç kam kërkuar ndaj gazetarëve t’i qëndrojnë larg ndikimit politik në raportimet në ekran, edhe drejtësisë i bëj thirrje, që politikën ta mbajë larg hetimit për këtë televizion. Gjithashtu e inkurajoj për hetim të plotë dhe të thelluar, por larg çdo ndikimi nga funksionarë, apo rryma politike.

Më tej presidenti u jep kurajo stafit të dy televizioneve të vijojnë me guxim punën e nisur pasi e vërteta do të dalë shumë shpejt.

Ylli Ndroqi: Stafit të dy televizioneve u them që të vazhdojnë me guxim, sezoni i ri po vjen, kam bindjen se do të jenë më të fuqishëm. Edhe pse larg fizikisht, jam me ju ashtu siç kam qenë në gjithë këta vite. Për miqtë, i siguroj se e vërteta do të dalë shpejt dhe bashkë me të dhe shumë e shumë të tjera”

Mesazhi i plote i Presidentit te Yldon Media Group Ylli Ndroqi

Muaji gusht duhej t’i dedikohej pushimeve dhe çlodhjes pranë familjes dhe të afërmve, por tashmë e dini, se ata, që “kujdesen” për prapaskenat ndaj Ora News nuk ndalojnë. E për hedhjen dritë mbi disa prej tyre, falënderoj Doktor Berishën për publikimin e nismës më të re që po përgatitet nga Ministria e Brendshme për sekuestrimin e arkivës së televizionit tonë!

 Ju siguroj se askush nuk mund të vërë dorë mbi historinë 14 vjeçare, mbi të thënat e të pat
hënat e më shumë se një dekade.

Jo vetëm, por askush nuk mund të ndalojë suprizat, që do të vijnë…edhe pak, durim!

Ashtu siç kam kërkuar ndaj gazetarëve t’i qëndrojnë larg ndikimit politik në raportimet në ekran, edhe drejtësisë i bëj thirrje, që politikën ta mbajë larg hetimit për këtë televizion. Gjithashtu e inkurajoj për hetim të plotë dhe të thelluar, por larg çdo ndikimi nga funksionarë, apo rryma politike.

Për stafin e të dy televizioneve kam vetëm një mesazh, vazhdoni me guxim, sezoni i ri po vjen dhe kam bindjen, duke njohur talentin e profesionalizmin tuaj se do të jeni edhe më të fuqishëm e të përkushtuar. Edhe pse nga larg jam me ju, ashtu siç kam qenë në gjithë këto vite.

Për ata që menduan se RTV Ora dhe Ora News do të nënshtroheshe, dëshmuat se dini të jeni profesionistë dhe keni kurajon të publikoni të vërtetat. Ndërsa miqtë e mi I siguroj se e vërteta e kësaj historie do të dalë shpejt dhe bashkë me të dhe shumë të tjera!

Javë të mbarë e të qetë

Shihemi pas pak ditësh!

Lexoni me shume denoncimin e Sali Berishes

Sekuestroja
Më 1 gusht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK vendosi sekuestro të pronave të Ylli Ndroqit, mes tyre dhe të RTV Ora dhe Ora News.

Ndërsa më  3 gusht forca të shumta RENEA mësynë ambientet e dy televizioneve.

Vendimi është ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe pritet që vendimi të merret këto ditë.