Sporti ujor që erdhi si risi, u përqafua në masë, si një mundësi jo vetëm për argëtim por edhe eksplorimin e bukurive të natyrës.

Xhirot me kanoe u kthyen shumë shpejt në të preferuarat e shkodranëve dhe jo vetëm.

Luan Tota, i cili vendosi që këtë sport ta sjellë edhe në ujërat e këtij liqeni, është i kënaqur me mënyrën se si e përqafuan vizitorët

Luan Tota: “Të parët kanë qenë frekuentuesit që merren me aktivitete sportive të ndryshme dhe që kanë parapëlqyer që të kenë eksperiencën e tyre”

Për të mësuarit nuk ka vështirësi, e për ata që e kanë si eksperiencë të parë janë të kuptueshme pengesat apo incidentet e vogla.

Megjithatë përvoja është unike dhe të gjithë e rekomandojnë.

“Më përpara ka qenë më shumë  në formën e argëtimit, nuk kemi mundur ta quajmë sport. Sot kemi filluar me hapat e para të të quajturit sport amator kanoe”

“Të gjithë të vijnë ta provojnë një herë se si është kanoe dhe pastaj të marrin pjesë edhe në gara”

“Më ka rastisur të bëj disa udhëtime tek Syri i Sheganit, gjithashtu edhe në Velipojë, por kjo është një sfidë e vërtëtë për ata të cilët kanë adrenalinë”, shprehen sportdashësit e xhirove me kanoe

Sezoni i këtij viti u mbyll me gara simbolike, ndërsa për pjesmarrësit ishte padiskutim një përvojë ndryshe të të eksploruarit të liqenit të Shkodrës, me itinerarin e zambakëve të bardhë, apo shumëllojshmërinë e shpendëve.