Xhiro dhe grumbullim njerëzish në kafet te Liqeni pa masa anti-Covid

Moti me diell dhe fundjava kanë shtuar daljet e qytetarëve në Liqenin Artificial të Tiranës.

Në një kohë kur numrui i të infektuarve po rritet dita-ditës, duket se masat anti-Covid nuk po respektohen siç duhet.

Burim infeksioni mbeten kafenetë dhe tavolinat ngjitur.

"Është tmerr, në një tavolinë të vogël 4-5 të rinj.Pa maska, pa gjë, qeshin, këndojnë. Më çudit kjo gjendje."

"Me gjysmë metri tavolinë rrinë katër veta me çiklat e njëri-tjetrit."

"Lokali është jashtë parametrave."

Ka edhe nga ata që kërkojnë të merren masa edhe më të rënda.

"Po nuk u mbyllën lokalet vështirë është. Rinia rrinë në tavolinë."

"Ne jemi popull mendjemëdhenj, nuk na zë gripi, jemi të fortë, por ne po sëmuremi më shumë."

Qytetarët akuzojnë policinë e shtetit se po shfrytëzon situatën parazgjedhore dhe nuk po implementon masa ndëshkuese te të gjithë.

"Policia nuk vendos gjoba, është para votimeve…ku e di unë se çfarë bëhet tani."

Vetëm një ditë më parë janë regjistruar 986 raste të reja me Covid 19, ndërkohë kanë humbur jetën 19 persona, ndaj dhe mbajtja e maskave dhe distancimi social janë thelbësore.

Vendi Lajme Sociale tirane masat anti-covid liqeni artificial

EMISIONET