Gjykata e Fierit mbajti në qeli 47 vjeçarin Pajtim Dhana që grabiti e kërcënoi me sëpatë dy fqinjët e moshuar në fshatin Pishë. Ai u paraqit në gjykatë i veshur me kanatiere, ndërsa pretendoi se nuk mbante mend asgjë pasi kishte qenë i dehur.

Me maskë e doreza kundër koronavirusit dhe i veshur me kanatiere u paraqit para gjykatës së Fierit, 47 vjeçarin Pajtim Dhana, i cili grabiti nën kërcënimin e një sopate një çift të moshuarish.

Para gjyqtarit Alfred Konomi, 47 vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

“Kam qenë në gjendje të dehur” mësohet se deklaroi ai para gjykatës si formë shfaqësimi për grabitjen e dhunshme të fqinjve.

Më tej përmes avokatit, Pajtim Dhana, ka kërkuar një masë të lehtë sigurie pasi ka pretenduar se ka nënën në gjendje të rëndë shëndetetësore.

Por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila vendosi arrest me burg duke e mbajtur në qeli deri në fund të hetimit për vjedhjen e dhunshme.

Ne foto: I arrestuari Pajtim Dhana, i arrestuar per grabitjen ne Fier

Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 shtatorit, në fshatin Pishë të Fierit.

Athina e Vangjel Prifti ishin në gjumë kur fqinji u shkoi në shtëpi dhe i terrorizoi e grabiti në kërcënimin e kësaj sepate.

Pasi u mori 30 mijë lekët që çifti Prifti thotë se kishin kursyer për drutë e dimrit 47-vjeçari Pajtim Dhana ishte fshehur në një tjetër shtëpi, aty ku u gjet e arrestua nga Policia.

LEXO EDHE- Grabitja e çiftit, flasin të moshuarit: Theu xhamin, na kërkoi lekët me sopatë