Xhesika Polo dhe Klint Çollaku rrëfehen pse bashkëpunuan për garën te “Kënga magjike”

Xhesika Polo dhe Klint Çollaku rrëfehen pse bashkëpunuan

Këngëtarja Xhesika Polo dhe Klint Çollaku të ftuar në studion e "Why Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, kanë treguar se pse kanë vendosur të marrin pjesë së bashku te "Kënga Magjike."  

Xhesika shprehet me shaka se i ka dhënë 10 mijë euro që të bashkëpunonin së bashku, ndërsa Klinti shprehet se vokali është [pika e tyre e fortë dhe kjo është arsyeja që kanë bashkëpunuar në këtë festival.

Është hera e parë që ti Klinti merr pjesë në nëj bashkëpunim. Pse ke zgjedhur Xhesikën?

Klinti Çollaku: "Është e vërtetë, pas shumë lutjesh dhe përgjërimesh..."

Xhesika Polo: "I dhashë 10 mijë euro në dorë, i bleva dhe një shtëpi në Ksamil, i thashë merri."

Klinti Çollaku: " Super do ishte por jo nuk ishte kështu. Ne jemi miq prej kohësh, por që e donim këtë bashkëpunim dhe menduam se "Kënga Magjike" ishte vendi i duhur për të shkuar sepse duke e ditur që jemi të dy artistë që pikë të fortë kemi vokalin dhe donim të jepnim diçka artistike menduam që kjo është."

Xhesika Polo: "Aty s'na i marrin dot riskun."

EMISIONET