Në një lidhje telefonike me Ora News, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka komentoi edhe lajmin e lëvizjes së saj me helikopter ditën e sotme për në Kakavijë.

Xhaçka tha se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe theksoi se helikopteri ka dërguar pajisje mjekësore në Gjirokastër.

Ajo shtoi se nuk do të kishte pasur ndonjë gjë të çuditshme nëse do ta kishte përdorur helikopterin, por në këtë rast siguroi se ka qenë një lajmë i rremë nga portalet.  

Xhaçka: Nuk është se ka ndonjë gjë të çuditshme nëse do të kisha fluturuar me helikopter për të shkuar në një ngjarje, por në fakt nuk ka fluturuar. Helikopteri i Forcave të Armatosura ka shpërndarë disa pajisje higjieno-sanitare për të menaxhuar situatën në Kakavijë. Kjo ka qenë arsye e lëvizjes së helikopterit dhe ngarkesa është marrë nga bashkia Gjirokastër dhe Dropull, për t’u shpërndarë tek të gjitha familjet e bllokuara në radhë. Edhe nëse do të kisha udhëtuar, nuk do të kishte qenë ndonjë gjë e çuditshme.