Xhaçka: Nuk më duhet të rishpik rrotën, por nuk do mjaftohem me atë që është bërë

Xhaçka: Nuk më duhet të rishpik rrotën, por nuk do

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për media, së bashku me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka dhe ish ministrin, Gent Cakaj.

"Nuk më duhet të shpik rrotën, përkundrazi. Por një gjë duhet ta bëj shumë të qartë, unë nuk do mjaftohem me atë që është bërë",  u shpreh Xhaçka në fjalën e saj

Xhaçka: Ky ishte një vit dramatik. Dua të falënderoj kryeministrin Rama dhe kam respekt edhe për Cakaj, për profesionalizmin që ta treguar në detyrë. Jam e privilegjuar që do të kem këshilltarë juve të dy (Rama e Cakaj), por jam dhe shumë e vetëdijshme që nuk do jetë e lehtë tu zëvendësoj njëheri në drejtimin e politikës së jashtme. Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë. Nuk më duhet të rishpik rrotën, përkundrazi. Por një gjë duhet ta bëj shumë të qartë, unë nuk do mjaftohem me atë që është bërë apo me atë që vartësit e mi janë mësuar të bëjnë. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim, sepse është shëmbëlltyra e shtetit shqiptar në sytë e të huajve.

Vendi Lajme Politikë rama xhacka

EMISIONET