Ka startuar mbrëmë në ekranin e RTV Ora seriali më i ri shqiptar “Wonderful”, ku aktorët e këtij seriali janë konkurrentët e emisionit “Dy Botë”.

Seriali ka në qendër konfliktin disavjeçar për pushtet mes dy shtëpive të modës “Enkis Secret” të drejtuar nga Regina dhe Armandi si dhe “Icon” të Norës dhe Tonit.

Ndjenjat dhe ambiciet e tyre do të mpleksin në këtë dramë të papriturash edhe të tjerë personazhe, duke thyer kështu ekuilibrat dhe duke zbuluar sekrete të errëta nga e kaluara. Një koleksion i ri, një dashur e re, një mik i vjetër; apo një plagë e pambyllur.

Çfarë ndodh me personazhet tanë zbulojeni duke parë serialin.