Kërcënimi me lëndë plasëse në Laprakë, autori: Kisha konflikt me djalin për çështje parash

Kërcënimi me lëndë plasëse në Laprakë,


Një sasi lënde plasëse është vënë mëngjesin e të martës në banesën e një 47-vjeçari në kryeqytet. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin, i cili është një 26-vjeçar. Ai ka pranuar autorësinë para oficerëve të policisë, duke u shprehur që e kishte vënë pas konflikteve me djalin e pronarit të banesës. 

Një sasi lëndë shpërthyese artizanale është vendosur në banesën e 47-vjeçarit Gjergj Llazi në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Ai është 26-vjeçari, Engjëll Myslimi, i cili ka pranuar para oficerëve të policisë autorësinë e ngjarjes, me pretendimin se ka patur një sherr me djalin e pronarit të banesës.

Sipas tij, sherri ka qenë për çështje parash, që djali i kryefamiljarit Llazi i kishte 26-vjeçarit, por burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet dhe sherr për sa i përket lëndëve narkotike. 

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, kanë ndihmuar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, por dhe dëshmia e familjarëve para oficerëve të policisë. 

"Isha në gjumë me familjarët e jmi. Ka ardhur policia para se të hapja derën unë. Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person."

Lënda shpërthyese është vendosur në derën kryesore në katin e dytë të kësaj godine, ku jeton prej 15 vitesh familja Llazi. 

Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetë kryefamiljari së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

I riu i arrestuar për këtë ngjarje, Engjëll Myslimi, tashmë do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Lexo edhe: Laprakë: Shpërthen lënda plasëse në derën e shtëpisë, 47-vjeçari mohon konfliktet

Vendi Lajme Kronike shperthim lende plasese

EMISIONET