Përkundër njoftimeve të mëparshme se kabineti i ri qeveritar në Serbi do zgjidhet deri në fund të shtatorit, ekziston që ky proces të ndodhë  vetëm në tetor, më saktësisht në mes të atij muaji.

Kurir, duke cituar një burm të saj, shkruan se shkak për këtë shtyrje të mundshme është presioni i partnerëve më të vegjël të koalicionit, por gjithashtu raundi i ri i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës i njoftuar për fund të shtatorit në Bruksel.

 Kjo tezë mbështetet nga fakti se takimi i pritur midis Vuçiç dhe udhëheqësit të socialistëve Ivica Dačić nuk u zhvillua, por edhe seancat e Presidencës dhe Bordit Kryesor të SNS që do t’i paraprijnë formimit të qeverisë së re nuk janë mbajtur akoma.

Dje, Ministri i Mbrojtjes dhe kreu i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, konfirmoi se Vuçiç është nën presion të madh nga partnerët e koalicionit kur bëhet fjalë për formimin e një qeverie të re.

” Ka shumë oreks. Ka shumë njerëz që duan të marrin më shumë nga sa meritojnë. Lëvizja Socialiste nuk po kërkon një post ministror. Unë, Aleksandar Vulin, nuk po kërkoj të jem ministër në qeveri. Nëse personeli duhet të ndryshojë, nëse njerëzit presin ndryshime dhe ata presin ndryshime, le të fillojnë me mua” – tha Vulin.

Daçiç tha dje se vendimi për formimin e qeverisë nuk është marrë ende.

“Ai vendim nuk është marrë akoma dhe asgjë e re nuk ka ndodhur.Tani kemi ardhjen e DFC. Jam i sigurt që kjo do të jetë tema kryesore këtë javë. Në çdo rast, duke pasur parasysh afatet, procesi i formimit të një qeverie nuk është aspak në diskutim”.

Bojan Klačar, CEO i Cesid, thotë se “publiku ka qasje të kufizuar në informacion gjatë gjithë kohës, dhe se, përveç takimeve të para që ishin publike, ne nuk dimë asgjë tjetër”.

Milos Vucevic, ish-kryetari i Bashkisë së Novi Sad, por edhe njeriu emri i të cilit ishte në qendër të vëmendjes për postin e kryeministrit, u zgjodh përsëri kryebashkiak dje për një mandat të tretë në seancën e Asamblesë së Qytetit.