Simptomat më të zakonshme që tregojnë se vuani nga gastriti janë tretja e dobët, të vjellat, dhembja në stomak dhe fryrja.

Rëndësi të madhe në përkeqësimin e gjendjes së krijuar nga gastriti ka mënyra se si ushqeheni.

Ja disa nga ushqimet që duhet të shmangni.

  • Ushqimet e fërguara,
  • çokollatat
  • ushqimet që përmbajnë erëza
  • alkoolin
  • bukën e zezë dhe atë të freskët
  • brumërat e tharta me tharmë
  • pijet e gazuara
  • pijet me kafeinë
  • erëzat e forta, mielli i skuqur, supat e yndyrshme
  • domaten
  • produktet e mishit (mishi i thatë)
  • mishin e tymosur
  • vezët e fërguara.
  • specin djegës
  • mishin e marinuar dhe mishin e yndyrshëm.