Një konflikt në dehje e sipër mes tre personave në Elbasan ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ” Luigj Gurakuqi”.
Policia thotë se “në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan”.
Si pasojë e plagëve të marra, Florian Lamçe ka ndërruar jetë. Viktima u gjetnë afërsi të parkut “Aqif Pasha” pa shenja jete dhe i gjakosur.
Dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Florian Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’, si dhe është hetuar edhe për dy plagosje.
Ndërsa i vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është dënuar me 24 vite burg për vrasje.
Në vitin 2011, ai vrau pronarin e disko “Tekiles”, Almir Canin.