Vriten 100 xhihadistë, njëzet të tjerë arrestohen

Vriten 100 xhihadistë, njëzet të tjerë arrestohen

Në një operacion të përbashkët me forcat franceze dhe ushtrisë maliane janë vrarë njëqind xhihadistë.

Në një deklaratë të dhënë ushtria maliane tha se: Njëqind xhihadistë u vranë, njëzet janë arrestuar gjersa u sekuestruan disa motorë dhe materiale lufte.  Gjatë operacionit Eklipsi, i cili u zhvillua nga 2 deri në 20 janar nga ushtria maliane dhe forcat franceze si pjesë e Operacioni Barkhane.

Javën e kaluar Francatha se rreth 20 xhihadistë u vranë në mes të janarit nga ushtria franceze dhe partnerët e tyre lokalë në veri të Burkina Fasos, në zonën e ashtuquajtur “tre kufijtë”  duke përfshirë Burkina, Mali dhe Niger gjatë veprimit të kryer në koordinim me Operacioni Eklipsi.

Grupe të tjerë të lidhur me Shtetin Islamik (ISIS) gjithashtu janë të pranishëm në këtë rajon.

Franca aktualisht ka 5,100 trupa ushtarake të vendosura në rajonin e Sahelit, duke luftuar xhihadistët së bashku me ushtritë e G5 Sahel  Mauritania, Mali, Çadi, Burkina Faso dhe Niger.

Bota Lajme arrestohen franca xhihadiste vriten

EMISIONET