Një operacion policor rutinë në shtetin e Floridës u ka marrë jetën dy agjentëve të Byros Federale të Hetimit, ngjarje që po konsiderohet ndër më të rëndat në historinë e agjencisë amerikane.

Dy viktimat, Daniel Alfin dhe Loren Shvarcenberger, u qëlluan për vdekje mëngjesin e së martës.

Agjentët ishin duke kontrolluar shtëpinë e një personi të dyshuar për shfrytëzimin seksual dhe për pornografi me minorent kur e gjetn veten para sulmit.

Ngjarja u regjistrua në një bllok vilash në qytetin Sanrajz në juglindje të Floridës.

Agjentët u qëlluan nga brenda banesës me një armë automatike.

Autori i ngjarjes po ashtu ndëroi jetë, siç raportohet, duke u vetvrarë.

Hetuesit thanë se dy agjentët e tjerë u shtruan në spital nga plagët por në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një tjetër mori lëndime më të lehta.

Presidenti Xho Bajden shprehu ngushëllimet për të afërmit e efektivëve  në detyrë.

Një gjë që kanë zonat e luftës, ushtria ose të qenit agjent FBI-je apo polic është pesha te familja. Kur veshin kaskën, antiplumbin dhe dalin nga shtëpia në mëngjes, asnjëherë nuk i dihet. Prandaj e imagjinoj se ç’po kalojnë kto familje,” deklaroi presidenti Bajden.