Jetmira Hasani është ekzekutuar pasditen e 15 shtatorit 2020 nga kunati i saj, Agron Tanushi brenda banesës së saj në zonën e Bathores në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 pas një sherri mes viktimës dhe autorit, i cili 3 ka qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se, shkak për ngjarjen mësohet se është bërë konflikti për pronën që ekzistonte prej të paktën 3 vitesh. Sherri ka nisur pas divorcit të viktimës me bashkëshortin që jeton në Greqi, ndërsa ajo ka vijuar të jetojë në banesën e saj.

Kjo sipas burimeve mësohet se, nuk është pranuar nga kunati i cili pas debateve të njëpasnjëshme ka kryer dhe ekzekutimin e gruas.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Forca të shumta policie kanë kryer kontrolle për lokalizimin e Tanushit por ende pa rezultate konkrete.

Në vendin e ngjarjes jane kryer verifikime dhe nuk është gjetur arma e krimit, të cilën autori e ka marrë me vete gjatë momentit të largimit.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dhe familjare të tjerë dhe dëshmitarë, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Në foto: Viktima Jetmira Hasani